Salmoni, një nga ushqimet që ju ndihmon të shtoni peshë

2021-09-10 në ora 15:24

Për disa persona, shtimi në peshë mund të jetë më vështirë sesa humbja në peshë.

Sidoqoftë, përzgjedhja e duhur e ushqimeve në dietën tuaj mund t’ju ndihmojë në arritjen e qëllimeve tuaja shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU

Disa nga ushqimet dhe pijet që ju ndihmojnë në shtimin e peshës janë:

-Qumështi

Qumështi ndikon në ndërtimin e një ekuilibri të mirë mes proteinave, karbohidrateve dhe yndyrnave, dhe është një burim i mirë i kalciumit, vitaminave dhe mineraleve tjera.

-Orizi

Orizi është një burim i përshtatshëm i karbohidrateve që ju ndihmojnë në shtimin e peshës.Orizi i përpunuar ofron 204 kalori, prej tyre 44 gram karbohidrate dhe shumë pak yndyrë.

-Arrat

Arrat janë një zgjedhje e duhur nëse dëshironi të shtoni peshë.Meqenëse, arrat përmbajnë shumë kalori, ato mund të shtojnë shpejt qindra kalori.

-Mishi i kuq

Mishi i kuq është ndoshta një nga ushqimet më të mira për ndërtimin e muskujve.

-Patatet

Patatet dhe ushqimet tjera me niseshte janë një mënyrë shumë e thjeshtë për të fituar kalori.Mundohuni të zgjidhni një nga këto ushqime si tërshëra, mistri, patatet, patatet e ëmbla, kungujt, fasulet.

-Salmoni

Ashtu sikurse mishi i kuq, edhe salmoi është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave dhe yndyrnave të shëndetëshme.Ai siguron acidet yndyrore omega-3, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin tuaj.

-Frutat e thata

Frutat e thata ju sigurojnë antioksidantë dhe përmbajnë shumë kalori.Ato përmbajnë fibra dhe shumë vitamina e minerale./GazetaShneta/