Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Security Code” dhe “Quantic” i reagojnë kryeministrit Kurti për denoncimin e tij

Lajme 10/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Dy kompanitë “Security Code” dhe “Quantic” i kanë reaguar kryeministrit Albin Kurti, pasi ky i fundit i bëri përgjegjëse për mos kryerjen e detyrave të tyre në dy rastet e djegies së veturës së drejtorit të Auditorit të Brendshëm në SHSKUK.

Kurti sot ka vizituar SHSKUK-në ku ka folur për rastin e djegies së dy veturave të Musa Vitisë, i cili mban pozitën e drejtorit të Njësisë së Auditorit të Brendshëm në këtë institucion.

Kurti ndër të tjera tha se dy kompanitë “Security Code” dhe “Quantic” nuk kanë qenë në krye të detyrës së tyre për të mbikëqyrur sigurinë në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Kompania e cila e bënë sigurimin fizik, ose më mirë të themi do të duhej ta bënte sigurimin fizik me kontrata të trashëguara që i kemi nga e kaluara, është “Security Code”, ndërkaq kompania e cila do të duhej ta bënte vrojtimin përmes kamerave që janë të drejtuara kah oborret, quhet “Quantic”. Pra “Quantic” dhe “Security Code” nuk kanë qenë në nivel të përgjegjësisë as me 19 gusht as me 7 tetor. Me 19 gusht është hera e parë kur është ndjegë vetura, me 7 tetor është hera e dytë kur i është djegë vetura drejtorit të Auditimit në ShSKUK”, ka deklaruar Kurti.

Por këto dy kompani kanë reaguar duke deklaruar se nuk është në përgjegjësinë e tyre siguria e parkingjeve.

Ponari i kompanisë “Security Code”, Milazim Lushtaku tha se  Kurti e përmendi firmën e tij “për arsye politike”. “Përmendja e Kurtit, ma shumë është nga ana politike, se për anën profesionale”- tha Lushtaku. Derisa, shtoi se sa i përket kompanisë së sigurim ata i janë përgjigjur kontratës, duke shtuar se tash me rastin merret policia.

“Sa i përket kompanisë si sigurim aty, na i kemi përgjigj kontratës.. Ne jemi në rregull, tash merret policia” – nënvizoi ai.

Ndërkaq kompania “Quantic” ka deklaruar se nuk e ka përgjegjësi mbikëqyrjen e sigurisë përmes kamerave.

“Ne si kompani “Quantic” jemi fitues të kontratës për mirëmbajtjen e laurave dhe vijushmërise në punë , dhe nuk kemi kontratë për mirëmbajtje të kamerave apo vendosjë të tyre. Në pikat dalëse të laurave janë 6 kamera që janë vendosur nga kompania e kalume që janë përdorur për nevoja të kompanisë për t’i kontrolluar terminalet se a janë në funksion dhe asesi për vezhgim, pozicioni tyre është në drejtim të terminaleve”, kanë deklaruar nga kjo kompani. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKurti për Latifin: Për 10 muaj bëri çfarë ka mundur, reflektoi mbi punën e tij
Artikulli i rradhës QMF II në Ferizaj s’ka stomatolog gjatë kujdestarisë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.