Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sejdiu për UA-në për licencimin e mjekëve të huaj: Kryeministri u lajthit nga MSH-ja

Lajme 04/10/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka thënë se vendi ka arritur në krizë për ikjen e punëtorëve shëndetësorë. Ka shtuar se rezultati i vendimit të Qeverisë për mjekët e huaj do të jetë minimal. Ai ka deklaruar se me këtë Udhëzim Administrativ, kryeministri është vënë në lajthitje nga Ministria e Shëndetësisë

Sejdiu ka thënë se brenda vitit 2022, 174 punëtorë shëndetësorë kanë shkuar në Gjermani, ndërkaq gjatë tri vjetëve e gjysmë janë mbi 600 punonjës shëndetësorë që janë larguar, për shkak të mungesës së kushteve për ta ushtruar profesionin.

“Largimi nga sektori publik në atë privat gjithashtu është problematik. Nuk kemi pasur frymë të bashkëpunimit për të gjetur zgjidhje. Trendi mund të ngadalësohet, por asesi të ndërpritet. Kujdesi për planifikim të mirë të resurseve shëndetësore, duhet t’i paraprijë këtyre krizave që mund të ndodhin në të ardhmen. Kushtet e punës po i largojnë mjekët. Pandemia më nuk është justifikim. Përmirësimi i këtyre kushteve do të zvogëlonte trendin e ikjes”, ka thënë ai.

Sejdiu ka shtuar se tash e sa vjet nuk ka ekzistuar një koordinim mes strukturave të ministrisë dhe strukturave menaxheriale të institucioneve shëndetësore.Ai ka thënë se çdoherë drejtorët e klinikave raportimin e kanë bërë sipërfaqësor.

Sipas tij, shumica prej tyre kanë dëshirë të mbeten në strukturat udhëheqëse, për këtë shkak ka shtuar se raportimi nuk ka qenë real.Ka shtuar se mungojnë gjërat elementare për të ushtruar profesionin e mjekut në institucionet publike shëndetësore.Ai ka thënë se pastruesit në QKUK kryejnë ekzaminime radiologjike, për shkak se sipas tij, drejtorët e klinikave nuk punësojnë personelin e duhur.

“Problemin e kemi se si i japim shërbimet. Mjeku i Kosovës çdo ditë i dërgon pacientët që t’i blejnë gjërat elementarë. Një udhëzim administrativ për licencimin e mjekëve të huaj që kryeministri u ka dhënë ta nënshkruajnë, është i jashtëligjshëm. Ligji për shëndetësi shkelet në tri pika nga ky udhëzim administrativ. Rezultati i vendimit të Qeverisë për mjekët e huaj do të jetë minimal”, ka thënë ai.

Sipas tij, me udhëzimin e ri, mjekët e huaj nuk verifikohen nga Oda. Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti është vënë në lajthitje nga Ministria e Shëndetësisë.

Sejdiu ka deklaruar se është hapur derë për manipulime të mëdha. Ka shtuar se kanë dërguar shkresa për shumë raste të keqpërdorimeve të mjekëve që vijnë nga jashtë e nuk kanë pastërti etike e profesionale, por sipas tij, nuk janë marrë parasysh asnjëherë.

Artikulli paraprakQKUK-së nuk i hiqet ‘gazepi’, pritoret e pacientëve mbështeten në tulla, dyert e improvizuara me ngjitës mjekësor
Artikulli i rradhës Kriza e shëndetit mendor – përdorimi i antidepresantëve tek adoleshentët në nivele rekord

Ju sugjerojmë

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme

Bilanci tragjik në rrugët e Kosovës, Dedaj ngre alarmin për mangësitë në sistemin e patentë-shoferëve

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.