Institucionet Shëndetësore Publike në Kosovë janë të stërvjetëruara për arsye të mos renovimit të tyre që nga pas lufta, por shpesh herë edhe ato objekte të cilat renovohen dëmtohen brenda pak muajve apo viteve.
Pamjet e shëmtuara e ndonjëherë të papërceptuara me mendje shihen brenda klinikave, spitaleve e qendrave shëndetësore në nivel vendi.
Në pritoret e koridorit të ngusht në Klinikën Interne ulën me qindra familjarë e pacientë brenda ditës. Në këtë koridor gjenden rreth 10 ulëse por ajo që të bie në sy është njëra nga ulëset e cila ‘mbijeton’ përmes dy tullave pasi që karriga është dëmtuar dhe njëra këmbë mungon.
Me tulla ishte improvizuar edhe një shtrat gjatë vitit 2018 në Klinikën e Neurologjisë.
Me të vazhduar në klinikën e Kardiologjisë Invazive përsëri në hyrje do të shoqërohesh me pamjen e derës e cila është gjysmë e mbështjellur me ngjitës mjekësor për shkak të dëmtimeve e mos renovimit nga Shërbimi Spitalor Klinik universitar i Kosovës.
Gjatë vitit të kaluar probleme të ngjashme pati edhe me derën e rëntgenit në Klinikën e Radiologjisë e cila fillimisht ishte lidhur me konop pastaj me doreza sterile. /Gazeta Shneta/
A ju kujtohet dera e lidhur me konop në Radiologji, tash lidhet me doreza sterile