Sëmundja e Parkinsonit është një sëmundje degjenerative me një evolucion të ngadaltë, por progresiv, e cila kryesisht përfshin disa funksione të tilla si kontrolli i lëvizjeve dhe ekuilibrit.
Ndonëse të dhënat mjekësore thonë që mund të shfaqet të grupmoshat e ndryshme, sipas statistikave të përgjishme nga organizatat e shëndetit, thuhet se mosha mesatare e fillimit është rreth 58-60 vjeç, por rreth 5% e pacientëve mund të paraqesin edhe një shfaqje në moshën 21 deri në 40 vjeç.
Në një intervistë për Gazetën Shneta, neurologu Argjend Shala shpjegon më detajisht këtë sëmundje, impaktin që ka ajo në organizmin e njeriut si dhe shkaqet më të shpesha që e shkaktojnë këtë sëmundje.
E, sa i përket grupacioneve të cilat kjo sëmundje i prek më shumë, edhe neurologu pohon se mosha e shtyer është ajo e cila prekët më shumë nga sëmundja e Parkinsonit.
“Prek kryesisht moshat e vjetra, por mund të lajmërohet edhe në moshat e mesme, siç ndodh me disa forma të çrregullimeve extrapiramidale. Dëmtimet paraprake strukturore të trurit, mund të paraqesin terren të përshtatshëm për zhvillimin e sëmundjeve extrapiramidale”, tha ai.
Gjithsesi në tërësi shkaqet e kësaj sëmundje mund të jenë të ndryshëm, disa mund të jenë gjenetik e disa mund të ndikohen nga faktorët e jashtëm, Shala për Gazetën Shneta liston disa faktor që më shumë ndikojnë në shfaqjën e sëmundjës.
“Shkaqet mund të jenë gjentike, faktorët e jashtëm, përdorimi i disa llojeve të medikamenteve; emërues i përbashkët i të cilëve është humbja e qelizave nervore, dëmtimi i bërthamave bazale, zvogëlimi i nivelit të dopaminës në sistemin nervor qendror”, u shpreh Shala.
Tutje neurologu thekson se kjo është një sëmundje progresive dhe çon në humbje të pavarësisë funksionale të përsonit, me rënje edhe të funksioneve mnestike dhe kognitive.
Sipas Shalës shenjat dhe simptomat kryesore janë tremori (dridhja), rigjiditeti (ngurtësia)m dhe bradikinezia (ngathtësitë motorike).
E, ndonëse nuk ka shifra të sakta se sa e pranishme është sëmundja e Parkinsonit në Kosovë, neurologu pohon se në praktikën e tij të punës në Klinikën e Neurologjisë, kjo sëmundje haset shpesh.
“Nuk kemi të dhëna të sakta, por në punën tonë takojmë shpesh pacient me patologji të tillë, të cilë janë kryesisht të moshuar”, u shpreh ai.
Gjithsesi, Shala thekson se për këtë sëmundje ende ka hapësirë për ngritje të edukatës mjekësore në popullatë, me qëllim informimi për natyrën e sëmundjës, trajtimin dhe prognozën e saj.
Madje sipas tij krijimi i vendeve të rehabilitimit do ishte një pikë që do ndihmonte mjaft shumë në ngritjën e vetëdijës rreth sëmundjës së Parkinsonit.
“Në fazat e avansuara të sëmundjës, mund të humbet pavarësia funksionale, prandaj këta njerëz kanë nevojë për përkujdesje nga përsonat tjerë. Aq më problematike bëhet situata, në rastet kur këta pacient janë te vetëm ( nuk kanë të afërm të rrethit të ngushtë), prandaj ekzistimi i institucioneve rehabilituese ( të kujdesit për këta përsona ) do të ishte hallkë e dobishme në zingjirin e trajtimit të tyre”, përfundoi Shala.
Kujtojmë që sëmundja e Parkinsonit u përshkrua për herë të parë në vitin 1817 nga mjeku britanik Dr. Xhejms Parkinson, dhe çdo vit me datën 11 prill shënohet si Dita Botërore për Ndërgjegjësimin rreth kësaj sëmundje./Gazeta Shneta/




