Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundja e syve që transmetohet seksualisht

Jetë 09/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ekspertë të shëndetit kanë dhënë së fundmi alarmin për shtimin e rasteve të personave të prekur nga sifilizi i syrit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas të dhënave të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 200 persona në 20 shtete u diagnostikuan me sëmundjen seksualisht të transmetueshme në sytë e tyre, mes 2014 -ës dhe 2016 -ës.

Sifilizi okular, që mund të shkaktojë verbim dhe pamje të turbullt, zhvillohet nga infeksioni i sifilizit në shtyllë kurrizore dhe përhapet më pas në sy.

Dikur konsiderohej si një sëmundje e rrallë, megjithatë gjatë viteve të fundit, numri i rasteve ka ardhur në rritje.

Sipas ekspertëve, sifilizi okular mund të prekë çdo pjesë të syrit, por ai shfaqet zakonisht në shtresën e mesme të tij, në formë inflamacioni.

E përditshmja DailyMail shkruan se kjo sëmundje bëhet edhe më e rrezikshme pasi jo vetëm që mund të shkaktojë humbje të shikimit, por mund të avancojë deri në tru.

Një sëmundje bakteriale kronike, sifilizi mund të merret në mënyra të ndryshme, por është zakonisht një sëmundje që transmetohet seksualisht.

Në raste shumë të rralla, mund të përhapet edhe nga puthja e zgjatur në kohë, ashtu sikurse në rrugët e zakonshme të transmetimit: vaginale, anale dhe seksit oral.

Ajo vjen nga bakteri i njohur si Treponema pallidum.

Sifilizi është një sëmundje e vështirë për t’u diagnostikuar për shkak se simptomat janë të ngjashme me gjendje të tjera shëndetësore; hundë që rrjedh dhe fyt i tharë. Ata që vuajnë kanë shpesh plagë në trup, të cilat në shumicën e rasteve injorohen.

Megjithatë, numri i prekjes nga kjo sëmundje po vjen gjithnjë në rritje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Teksa përqindja e të gjitha sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është rritur, rritje më të madhe ka pasur sifilizi kongjenital, që shkoi deri në 27.6 përqind mes 2015 -ës dhe 2016 -ës.

Përqindja e infeksioneve parësore dhe dytësore të sifilizit u rrit me 17.6 përqind që prej 2015 -ës.

Në fazat e para, pacientët mund të marrin një injeksion Benzathinë peniciline G. Kjo nuk do të zhbëjë dënim e brendshëm, por do të eliminojë infeksionin.

Për ata me sifiliz të heshtur, të cilët nuk janë të sigurt prej sa kohësh e kanë, mjekët rekomandojnë tre doza injeksionesh peniciline, 7 ditë larg njëra tjetrës./tvklan.al

Artikulli paraprakPse i zgjati 3 ditë lindja kësaj nëne, lexoni rrëfimin e saj
Artikulli i rradhës Simptomat që tregojnë se gjendrat teroide kanë probleme

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.