Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sëmundja infektive që prek fëmijët, mjekja shqiptare ju tregon simptomat

Jetë 05/03/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nga Griselda Toci, pediatre

Nëse brenda 24-48 orëve nga fillimi i antibiotikut fëmija nuk ka përmirësim, duhet kontaktuar patjetër mjeku pediatër, pasi në rast terapie joefektive ekziston risku i komplikacioneve të mundshme

Skarlatina është një sëmundje infektive akute, ngjitëse, që shkaktohet nga një bakter që quhet ‘streptokoku i  grupit A’. Zakonisht prek fëmijët nga mosha 5 deri 15 vjeç, me një frekuencë më të lartë në moshën 5-6 vjeç dhe rrallë pas moshës 15 vjeç, duke prekur njësoj si meshkujt dhe femrat.

Çfarë është skarlatina dhe cili është shkaktari?

Ethet e kuqërremta ose skarlatina është një sëmundje infeksioze , ngjitëse, që shkaktohet kryesisht nga streptokoku i grupit A . Streptokoku i grupit A prodhon një toksinë ( helm ) që jep skuqjen karakteristike të lëkurës prej nga merr dhe emrin sëmundja. Zhvillohet tek njerëzit që kanë të pranishëm bakterin e streptokokut në fyt.

Skarlatina është më e zakonshme te fëmijët e moshës 5-15 vjeç, por në praktikën klinike vihen re prekje të zakonshme dhe të moshave 2-5 vjeç, me një pik maksimal të prekjes në moshat 5-6 vjeç. Njihet si sëmundje serioze e fëmijërisë por sot trajtimi me antibiotikë e ka zvogëluar ashpërsinë e simptomave dhe prevalencën e sëmundjes.

Cilat janë shenjat dhe simptomat e sëmundjes?

Shenjat dhe simptomat e skarlatinës zakonisht shfaqen 1-4 ditë pas marrjes së infeksionit fillestar. Simptomat e para karakterizohen nga skuqje dhe dhimbje fyti ( ka raste që shoqërohet me pika ose pllaka të qelbëzuara ) dhe një temperaturë e lartë mbi 38.3 gradë C.

12-24 orë pas shfaqjes së simptomave të para shfaqen shenjat në lëkurë, fillimisht si njolla të kuqe dhe më pas kthehen në pika fine rozë në të kuqe, që duken si djegie nga dielli dhe lëkura në prekje ndihet e ashpër.

Shfaqjet në lëkurë ( ekzantema ) fillon në pjesën e poshtme të qafës, në sqetulla, rrëzë kofshëvë, shpatulla, gjoks dhe brenda 24 orëve gjeneralizohet dhe mbulon gjithë trupin. Nëse ushtrojmë presion në lëkurë me një xham, skuqja e lëkurës do të zbardhet . Për rreth 6 ditë ekzantema në lëkurë do të zbehet. Fytyra zakonisht nuk preket, por është karakteristike veshja me një shtresë të bardhë të gjuhës ku duken ngritje me ngjyrë të kuqe, pamje e cila i jep emrin “ gjuha luleshtrydhe” karakteristike e skarlatinës .

Simptoma të tjera janë: ndjenja e të qenit i pafuqishëm, dhimbje koke, kruarje, të vjellla, të përziera, humbje oreksi, dhimbje barku, zmadhim të gjëndrrave limfatike të qafës të cilat bëhen të forta në prekje.

Në rast diarreje, të vjellash apo dhimbjesh të forta muskulare duhen kërkuar shkaktarë të tjerë siç është TSS ( Sindroma e shokut toksik ). Pasi skuqja e lëkurës kalon, në pjesën e duarve dhe të këmbëve vihet re rigjenerimi i lëkurës.

Si transmetohet infeksioni?

Infeksioni transmetohet nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes, spërklave nga kollitja ose teshtima e personit të sëmurë ose bartës të infeksionit , nëpërmjet lëkurës së dëmtuar, nga kontakti direkt nëpërmjet puthjes ose duarve, kontakti direkt me sipërfaqen e kontaminuar, përdorimi i enëve të njëjta të ngrënies me personin e infektuar .

Cilët janë më të rrezikuar për t’u prekur nga skarlatina ?

Çdokush mund të infektohet nga streptokoku i grupit A dhe ethet e kuqërremta (skarlatina ) por më të riskuar janë fëmijët e grupmoshave 5-15 vjeç. Personat që kanë në shtëpi të prekur nga skarlatina ose që kanë kontakt të ngushtë me persona të infektuar.

Si vendoset diagnoza?

Diagnoza vendoset nga mjeku nëpërmjet ekzaminimit fizik (simptomat , prekja e fytit, bajameve, gjuha karakteristike), zmadhimi i gjëndrrave të qafës, shenjat në lëkurë dhe kultura e fytit ku evidentohet në laborator prania e streptokokut të grupit A. Si ta kuptojmë që fëmija është prekur nga skarlatina dhe jo një sëmundje tjetër infektive?

Sigurisht që për vënien e diagnozës duhet ekzaminimi nga mjeku pediatër, megjithatë duhen patur parasysh shenjat karakteristike të skarlatinës: dhimbja e fytit, gjuha e luleshtrydhes, skuqja e lëkurës dhe prania e streptokokut në kulturën e fytit.

Artikulli paraprakKjo foto e Kaltrinës do t’iu lë pa mendtë, ajo vetëm pak ditë më parë ka lindur
Artikulli i rradhës Horoskopi, 6 mars 2019

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.