Një nënë ka lëshuar një paralajmërim për prindërit pasi ftohja e foshnjës së saj gjashtë javëshe e çoi atë në spital, me një përvojë të tmerrshme.
Vajza e Beth Foster, Myah, përjetonte simptomat e një ftohjeje të zakonshme, por si një nënë përgjegjëse ajo mbikqyrte vazhdimisht foshnjën, transmeton Gazeta Shneta.
Një javë më parë ata shkuan te doktori dhe Mya-s iu përshkruan pika të syve.
Por të shtunën, makthi i nënës së re filloi kur vuri re se fryma e fëmijës së saj ishte çrregulluese dhe kjo ishte një shenjë treguese që ajo kishte bronkiolit.
Ndërkaq, një gjendje e tillë si bronkioliti ia vështirësojë punën foshnjës, e cila humbi jetën.
Nëna, përmes një postimi gjatë qëndrimit në spital, postoi një fotografi me mbishkrimin: “Prindër, bëni kujdes me bronkiolitin gjatë dimrit, mund të jetë i padukshëm mirëpo shumë i dëmshëm.”/Gazeta Shneta/