Kur temperatura atmosferike rritet, zemra jonë punon më shumë për të pompuar gjak dhe oksigjen. Nëse pacientët me zemër janë të pakujdesshëm, kjo mund t’u kushtojë atyre jetën.
Vapa e verës mund të rrisë rrezikun e sulmeve në zemër, goditje në tru dhe rraskapitje nëse nuk jeni mjaft të kujdesshëm. Trupi ynë funksionon ndryshe kur temperatura që na rrethon është shumë e lartë. Zemra jonë duhet të punojë më shumë për të pompuar gjakun dhe kjo mund të jetë shumë e rrezikshme për njerëzit me probleme kardiovaskulare, shkruan Health Site, transmeton Gazeta Shneta.
Mos u mundoni për stërvitje intensive fizike
Vapa e verës rrit temperaturën e trupit. Zemra jonë punon dy herë më shumë për të pompuar oksigjen dhe gjak në organe. Aktivitetet shtesë fizike dhe sforcimi mund të kenë një ndikim negativ tek pacientët me zemër. Nëse ende dëshironi të ushtroheni, përmbajuni stërvitjeve të thjeshta dhe të ngadalta.
Pini ujë dhe elektrolite
Mjekët rekomandojnë gjithmonë pacientët e zemrës dhe çdo person tjetër që të hidratohet gjatë verës. Uji ndihmon në rregullimin e temperaturës së trupit. Nëse qëndroni të hidratuar, ka më pak rrezik që të pësoni një atak në zemër. Një tjetër rekomandim është konsumimi i shumë elektroliteve, të cilat gjithashtu ndihmojnë në balancimin e hidratimit dhe mbajnë në kontroll sistemin elektrik të trupit.
Hani ushqime të lehta
Sigurohuni që po hani ushqimin e duhur dhe në sasinë e duhur. Mjekët rekomandojnë që pacientët e zemrës të hanë ushqime të lehta dhe me vlera ushqyese sidomos gjatë muajve të verës. Shmangni ushqimet e pasura dhe me vaj dhe ushqimet me sheqer dhe karbohidrate të larta. Ushqimet e pasura mund të bëjnë presion shtesë në zemrën tuaj duke çuar në komplikime.
Kafeina nuk rekomandohet për pacientët me zemër
Kafeina ka dy veti shumë të rëndësishme që mund të jenë të rrezikshme për pacientët me zemër. Së pari, rrit rrahjet e zemrës dhe së dyti, ju dehidraton rëndë.
Mos pini alkool
Alkooli funksionon pothuajse në të njëjtën mënyrë si kafeina. Është shumë dehidratues dhe rrit rrahjet e zemrës.
Gjithmonë kontrolloni nëse jeni të hidratuar siç duhet
Ngjyra e urinës sonë mund të tregojë nëse jemi të hidratuar apo të dehidratuar. Sigurohuni që të kontrolloni në çdo kohë, veçanërisht nëse jeni një pacient i zemrës. Një ngjyrë e verdhë e errët do të thotë se duhet të pini më shumë ujë. Kjo në fakt mund t’ju ndihmojë të qëndroni në rrugën e duhur./Gazeta Shneta/


