Sëmundjet e zemrës ndryshe njihen si sëmundje kardiovaskulare, të cilat përmbledhin një numër të sëmundjeve të zemrës si sëmundjet e enëve të gjakut të cilat ushqejnë zemrën, sëmundjen e muskulit të zemrës, sëmundjen e valvulave të zemrës, etj.
Janë gjithmonë shkaktari kryesor në vdekshmërinë në botë, por ajo që ka peshën kryesore është sëmundja aterosklerotike e enëve të gjakut që ushqejnë zemrën. Pra, është ajo sëmundje, e cila kur përparon shumë shkakton infarkt akut miokardi, që dihet se është një sëmundje e cila shpeshherë ka një përfundim fatal, kur nuk ndërhyhet në kohë.
Dhimbja e gjoksit është një simptomë që i alarmon shpeshherë personat për sëmundje të zemrës, veçoria kryesore e kësaj dhimbje është dhimbja shtrënguese që lokalizohet në qendër të gjoksit, në mes të kraharorit dhe shpeshherë përhapet në shpinë, midis shpatullave.
Faktorët që i shkaktojnë këto sëmundje janë të ndryshëm duke filluar nga faktori gjenetik, pastaj mosha, gjinia (meshkujt janë më të prekur), stili i jetës, mënyra e të ushqyerit dhe aktiviteti fizik dhe dy faktorët të tjerë madhor janë hipertensioni arterial dhe diabeti.
Për rezervimin e vizitave tek kardiologu Dr. Artan Ahmeti mund të na kontaktoni në:
☎️ 080090001 (Thirr pa pagesë)
? Afër Terminalit Doganor dhe rrethit të Shqiponjës, Ferizaj