Me verën e nxehtë dhe ndryshimet klimatike, sëmundje si dengue dhe chikungunya, dikur të kufizuara në zonat tropikale, po përhapen gjithnjë e më shumë në Evropë.
Vitin e kaluar, kontinenti regjistroi shpërthime të mëdha, përfshirë 304 raste të dengue në Evropë, nga të cilat 238 vetëm në Itali, shkruan Euronews transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët paralajmërojnë se këto sëmundje mund të bëhen endemike.
Përhapja ndihmohet nga udhëtimet ndërkombëtare dhe fakti që shumë të infektuar nuk kanë simptoma.
Franca tashmë ka raportuar shtatë shpërthime të chikungunya këtë verë.
Për të parandaluar përhapjen, ekspertët rekomandojnë mbikëqyrje në pikat hyrëse si aeroportet, izolim të rasteve të dyshuara dhe ndërgjegjësim qytetar.
Spanja ka zhvilluar një aplikacion për identifikimin e mushkonjave, ndërsa qytetarët këshillohen të përdorin repelentë dhe veshje mbuluese.
Rreziku po rritet dhe Evropa duhet të përgatitet.


