Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Sendet personale që mbajnë më shumë mikrobe

Jetë 29/08/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vitet e fundit, njerëzit po tregohen të kujdesshëm për larjen e duarve, disinfektimin e tyre, shmangien e kontaktit me të tjerët dhe izolimin në shtëpi.

Megjithatë, në përgjithësi anashkalojmë diçka të rëndësishme: portofolin dhe paranë që sido që të jetë mbetet e pisët.

Monedha shërben si sfungjer për bakteret dhe viruset.

Në të paktën 90 përqind të kartmonedhave që ekzistojnë në tregun botërore gjenden minimalisht gjurmë fekalesh.

Viruset dhe bakteret mund të jetojnë në kartmonedha më gjatë se në çdo sipërfaqe tjetër, deri në 17 ditë. Kësisoj mund ta imagjinoni potencialin e kartmonedhës për shpërndarjen e virozave.

E njëjta gjë vlen edhe për kartat e kreditit, debitit dhe sende të tjera në portofolin tuaj që janë vazhdimisht të ekspozuara ndaj këtyre mikroorganizmave.

Situata ndryshon në rastin e monedhave, të cilat duke qenë se në përgjithësi kanë përmbajtje bakri ose nikeli, nuk lejojnë akumulimin e tepruar të baktereve dhe virozave.

Bakteret më të përhapura që lulëzojnë në portofol janë: mikrokoku, stafilokoku dhe bacillus. Portofolet zakonisht vendosen kuturu në shtëpi, bashkë me çantën dhe shpesh preken nga fëmijët.

Disa raporte të cilave u referohet AgroWeb.org pretendojnë se portofolet dhe çantat e lëkurës janë më pak të predispozuara të strehojnë sasi të mëdha virozash.

Nëse kjo është e vërtetë, atëherë sipas ekspertëve, duhen shmangur portofoloët dhe çantat e një materiali sintetik.

Si të pastroni portofolin dhe çantën e lëkurës

Për pastrimin e tyre ju nevojiten, ujë dhe sapun të lëngshëm, mundësisht shampo për bebe e cila është delikate.

Ato duhen fërkuar me një napë të pastër dhe duhen shpëlarë në ujë të vakët të rrjedhshëm.

Lërini të thahen në një vend me qarkullim të mirë ajri por jo në ndriçimin direkt të diellit që ka efekt ngurtësues për këtë material. Ju mund të lyeni një leckë kuzhine prej mikrofibre me alkol të tretur në ujë dhe të fërkoni portofolin lehtë në brendësi dhe në pjesën e jashtme./AgroWeb.org

 

Artikulli paraprakMjekët australianë gjejnë krimbin e gjallë 8 cm në trurin e një gruaje
Artikulli i rradhës Hipertensioni, kolesteroli i lartë dhe tipare të tjera metabolike të lidhura me rrezik më të lartë të sulmit në zemër dhe goditjes në tru

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.