Shtetet e Bashkuara kanë administruar dozën e tretë të vaksinës nga Pfizer apo Moderna tek më shumë se 1 milionë njerëz, që nga 13 gushti.
Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë thënë se, më shumë se 205 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, kurse mbi 174 milionë persona janë vaksinuar plotësisht shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
CDC rekomandon një dozë të tretë të paktën 28 ditë pas dozës së dytë të vaksinës, për të gjithë personat që kanë një sistem imunitar të dobët.
Aktualisht, vendi ka administruar vaksinat Moderna, Pfizer dhe Johnson&Johnson./GazetaShneta/