Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’i dhurojnë Kosovës 50 ventilatorë për të luftuar pandeminë Covid-19.
Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka njoftuar se këto pajisje tanimë kanë mbërritur në Evropë dhe së shpejti do të vijnë në Kosovë.
“Këta ventilatorë dhe trajnimi virtual për të punuar me ta, janë pjesë e donacionit nga ambasada e SHBA-së dhe USAID-it, për të ndihmuar luftën kundër Covid-19 lokalisht dhe globalisht. Ne duhet të luajmë rolin tonë për mposhtjen e kësaj pandemie. Pastroni duart, vendosni maskën dhe mbani distancën”, thuhet në njoftimin e ambasadës.
Kosovës i janë dhuruar ventilatorë edhe nga Bashkimi Evropian me gjithsej 30 sosh, si dhe 6 të tjerë nga Katari. /Gazeta Shneta/