Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHBA/Konfirmohet varianti i ri i gripit të shpendëve

Lajme 28/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
gripi i shpendeve
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një variant i ri i gripit të shpendëve, H5N9, është konfirmuar për herë të parë në një fermë rosash në Kaliforni, SHBA, sipas një raporti të Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH).

Shpërthimi, i cili u konfirmua më 13 janar në qarkun Merced, çoi në asgjësimin e 119,000 shpendëve. Origjina e virusit mbetet e panjohur, ndërsa në fermë u gjet edhe varianti H5N1, tashmë i përhapur në SHBA.

Autoritetet shëndetësore amerikane kanë nisur hetime epidemiologjike dhe kanë rritur mbikëqyrjen për të kontrolluar përhapjen shkruan MedicalXpress  transmeton GazetaShneta.

Edhe pse nuk është raportuar transmetim nga njeriu te njeriu, ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e një pandemie nëse virusi muton dhe bëhet i transmetueshëm mes njerëzve.

Raporti ngre shqetësime për ndërprerjen e bashkëpunimit midis SHBA-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO) pas vendimit të ish-presidentit Donald Trump për të tërhequr vendin nga organizata. Ekspertët theksojnë se kjo mund të vështirësojë ndjekjen globale të viruseve të rrezikshme.

Deri më tani, në SHBA janë regjistruar 67 raste të gripit të shpendëve te njerëzit, me një vdekje në fillim të janarit.

Artikulli paraprakNëna rrah mjeken pas vdekjes së djalit në QSUT
Artikulli i rradhës I akuzuari me probleme shëndetësore, shtyhet rigjykimi për vrasje në tentativë

Ju sugjerojmë

Aksidenti tragjik në Komoran: Tre të lënduarit po trajtohen në QKUK, gjendja e tyre e rëndë

21/07/2026 Lajme

Moti i lig: Ekipet e KEDS-it në terren për të monitoruar situatën me rrymë

21/07/2026 Lajme

Gruaja e Hysen Durmishit bëhet këshilltare e ministrit Vitia

21/07/2026 Lajme

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.