Një ilaç i ri kundër HIV-it, i quajtur Lenacapavir (me emrin tregtar Yeztugo), është miratuar nga FDA në SHBA dhe konsiderohet si një nga arritjet më të mëdha në parandalimin e virusit që shkakton AIDS-in.
Ky ilaç jepet me vetëm dy injeksione në vit dhe shënon herën e parë që një trajtim parandalohet për një kohë kaq të gjatë.
Sipas revistës Science, është “gjëja më e afërt me një vaksinë kundër HIV-it” që është krijuar deri më sot.
Si funksionon dhe sa është efektiv?
Në dy studime të kryera në Afrikën e Jugut dhe Ugandë me mbi 5,000 vajza dhe gra të reja, rezultoi se asnjë prej tyre nuk u infektua me HIV pasi mori këtë injeksion çdo 6 muaj.
Ekspertët thonë se ky ilaç mund të ndihmojë në ndalimin e përhapjes së HIV-it nëse përdoret gjerësisht.
Çfarë thonë specialistët?
“Ky është një hap i madh në luftën kundër HIV-it,” u shpreh Daniel O’Day, drejtuesi i kompanisë që prodhon ilaçin, Gilead Sciences.
“Është një trajtim që jepet vetëm dy herë në vit dhe mund të ndryshojë mënyrën se si e parandalojmë virusin,” shtoi ai.
Megjithatë, përdorimi i këtij ilaçi mund të përballet me vështirësi për shkak të shkurtimeve të propozuara në financimet për parandalimin e AIDS-it nga administrata e Donald Trump.
Situata globale me HIV-in
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, në vitin 2023:
- 1.3 milionë njerëz u infektuan me HIV në mbarë botën
- 630 mijë humbën jetën për shkak të virusit
- Vetëm në SHBA, çdo javë ka rreth 700 raste të reja dhe 100 vdekje nga HIV


