Nga një konferencë e realizuar në SHBA, u konkludua se nuk ka një sistem ku mund të realizohen testet.
Disa anëtarë dolën nga një konferenca e Shtëpisë për pandeminë e koronavirusit duke thënë se atyre u thuhej që testet do të rriten, por që raportet pranuan se sistemi amerikan po përpiqet të arrijë vendet e tjera si Koreja e Jugut.
Demokrati Mike Quigley tha: “Unë mendoj se gjëja e parë që ata thanë ishte se ne nuk kemi një sistem që funksionon si ai në vendet e tjera për të testuar në mënyrë adekuate në këtë kohë.”
Jan Schawkowsky tha se atyre u është thënë që 7.300 teste janë kryer nga sektori publik dhe 3.800 teste nga laboratorët privat.
“Unë mendoj se të gjithë që e lënë këtë konferencë po ndjeheni më të hutuar se kurrë dhe të zhgënjyer në numrat që kemi dëgjuar – se ne me të vërtetë nuk kemi një sistem që testet po shpërndahen dhe testimet po bëhen,” tha Schakowsky./GazetaShneta/