Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

SHBA trajnon 25 pjesëmarrës nga SHSKUK

Lajme 27/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Me organizim të Ambasadës Amerikane, përkatësisht Zyrës për Mbrojte dhe bashkëpunim, në Prishtinë, po mbahet DIMO Seminari “Zhvillimi i Sistemeve Shëndetësore dhe Praktikat më të Mira”.

Përfaqësues të certifikuar nga Instituti i Mbrojtjes i Operacioneve Mjekësore, po mbajnë ligjërata nga lëmi i menaxhimit të sistemeve shëndetësore dhe resurseve humane për 25 menaxherë dhe pjesëmarrës të përzgjedhur nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK).

Në ceremoninë hapjes, në emër të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) dhe të drejtorit të përgjithshëm dr. Curr Gjocaj, organizatorët dhe pjesëmarrësi i falënderojë dr. Shemsi Veseli, anëtar i bordit në detyrë të SHSKUK-së.

“Ndihma dhe përkrahja e Ambasadës Amerikane dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për QKUK ka qenë e vazhdueshme dhe në të janë përfshirë 3 komponentë kyç, investimet në infrastrukturë në disa klinika në QKUK dhe pajisje mjekësore, përkrahje direkte për shërim pacientët tanë në Klinikën e Pediatrisë përmes profesionistëve shëndetësorë nga SHBA që kanë ndihmuar dhe mjekuar qindra fëmijë. Poashtu, Edukimi i Vazhdueshëm Profesional, për çka edhe jemi mbledhur sot”, tha mes tjerash dr. Veseli.

Sipas tij, kjo do të ndikojë në ngritjen profesionale të njohurive të profesionistëve shëndetësorë dhe njerëzve që direkt merren me menaxhim. Dr. Veseli duke rikujtuar edhe mbështetjen e përgjithshme që po bën SHBA për Kosovën, shprehu bindjen se bashkëpunimi dhe përkrahja do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Në emër të Zyrës për Mbrojte dhe Bashkëpunim e cila vepron në kuadër të Ambasadës Amerikane, fjalë rasti mbajti Major Brian A. Devlin, i cili fillimisht përshëndeti të pranishmit dhe njoftoi se seminari trajton çështjet themelore për ofruesit e kujdesit shëndetësor dhe menaxherët.

Sipas tij, gjatë seminarit do të trajtohen tema që kanë të bëjnë me kujdesin shëndetësorë dhe menaxhimin e burimeve njerëzore, duke përmirësuar gjendjen shëndetësore të qytetarëve dhe për të kontribuar të interesave të sigurisë kombëtare të Kosovës. “Qëllimi primar i këtij seminari është për të rritur aftësinë tuaj për të menaxhuar burimet e kujdesit shëndetësor, të ju jap udhëzime për të punuar bashkërisht si partnerë për të përmirësuar cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Njohuritë e fituara këtu, do ju ndihmojë si udhëheqës të kujdesit shëndetësor për të filluar në kërkim të mundësive për të përmirësuar financimin, organizimin dhe shpërndarjen e kujdesit shëndetësor në Kosovë” u shpreh ai.

Ai rikujtoi se kanë ndihmuar sektorin e shëndetësisë në Kosovë përmes projekteve të shumta si ndihmë humanitare gjatë disa viteve të fundit, duke përfshirë rinovimin krahët tëra të klinikën infektive sëmundjes dhe klinika kirurgjikale këtu në Prishtinë, renovimin e objekteve sanitare dhe donacione të shumta të pajisjeve të nevojshme mjekësore.

Seminari do të zgjasë pesë ditë dhe do të përmbyllet të premten.

Artikulli paraprakReagimi i pesënjakeve kur babai i fryn qirinjtë (Video)
Artikulli i rradhës Flokët e kësaj bebe bëhen hit në internet (Foto)

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.