Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Sheikh Zayed” reagon pas shkrimit “katër ditët e ferrit në Spitalin e Vushtrrisë”

Lajme 26/08/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Spitali i Vushtrrisë ka reaguar ndaj një shkrimi të familjarit Labinot Dervishaj, nëna e të cilit ndërroi jetë në këtë spital nga Covid-19.

Dervishaj e ka përshkruar qëndrimin katër ditor të nënës së tij në këtë spital para se të ndërronte jetë, si “katër ditët e ferrit në Spitalin e Vushtrrisë”. Sipas tij mjekët fillimisht nuk kanë pranuar ta marrin rastin, e më pas nuk kanë dashur as ta fusin në respiratorë me arsyetimin se po e ruajnë për nënën e një kolegu të tyre, shkruan Gazeta Shneta.

Por kjo është mohuar në reagimin e spitalit të cilët kanë thënë se pacientja M.D. ishte pranuar në gjendje të rëndë me saturim 69 dhe sëmundje tjera shoqëruese. Sipas spitalit, në atë moment nuk ka pasur vend të lirë në intensivë dhe pacientja ishte intubuar në repartin e internos dhe ishte monitoruar nga anesteziologu.

Ndërkaq një ditë më vonë ishte transferuar në intensivë, por sipas mjekëve, për shkak të gjendjes së rëndë pacientja ka ndërruar jetë më datën 18 gusht.

Lexoni reagimin e plotë:

Spitali “Sheikh Zayed” në Vushtrri, lëshon këtë sqarim publik me rastin e një shkrimi personal që nuk reflekton të vërtetën për rastin në fjalë.

Në pajtim me të dhënat e mbledhura nga koordinatori mjekësor dhe mjekët e rastit në fjalë në Spitalin e Vushtrrisë, po ju njoftojmë si në vijim përkitazi me ankesën, e paraqitur nga E. D. ndaj Spitalit për trajtim jo adekuat të familjares së tij, tani më të ndjerë M. D., 1944, nga Skenderaji.

Pacientja në fjalë, është pranuar në Spitalin ‘’Sheikh Zayed’’ me datën 15.08.2020, në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Me saturim shumë të ulët, 69, si dhe me sëmundje të tjera shoqëruese, si diabet i tipit 2 dhe Hipertension. E njëjta është diagnostifikuar po ashtu edhe pozitiv me COVID-19.

Për shkak, që nuk ka pasur vend në mjekimin intensiv, e ndjera është pranuar në repartin e Internos. Po në natën e pranimit, pas orës 01.00, e ndjera është intubuar në po të njëjtin repart edhe krahas mbikëqyrjes mjekësore nga specialistët e repartit, mbikëqyrja e vazhdueshme është realizuar nga anesteziologu.

Duke pas parasysh së gjendja e saj ka qenë shumë e rëndë, është provuar të transferohet në QKUK, por për shkak të mbingarkesës edhe në QKUK, nuk është lejuar transferimi.

Me datën 17.08.2020, po sa është liruar një vend në mjekimin intensiv është transferur në mjekimin intensiv të Spitalit tonë.

E ndjera është trajtuar me terapi, njëjtë sikur se të gjithë pacientët e tjerë me gjendje sikur se kjo, në pajtim me protokollin e MSh-së. Për çka është evidentuar në historinë e saj e gjithë terapia që është aplikuar.

Duke qenë se gjendja e saj shëndetësore ka qenë shumë e rënd, ka qenë e prekur nga COVID-19 dhe ka pasur sëmundje të tjera përcjellëse e njëjta, ka exituar në mjekimin intensiv, me datën 18.08.2020, ora 22.05.

 

Artikulli paraprakObeziteti i nënave gjatë shtatzanisë ndikon në vonesën e zhvillimit të trurit të djemve
Artikulli i rradhës Hyn në fuqi Ligji për pandeminë, këto janë masat dhe gjobat për personat që nuk e respektojnë

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.