Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shëndetësia në kolaps për rëntgen, radiologët detyrohen t’i lexojnë imazhet në CD

Lajme 25/06/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Institucionet publike shëndetësore aktualisht janë në kolaps sa i përket rëntgenit. Kjo për shkakun se ka mungesë totale të filmave për fotografimin e pacientëve. Radiologët po detyrohen t’i lexojnë imazhet në CD, të cilat në shumë raste nuk hapen dhe pacientët detyrohen të rrezatohen nga dy herë radhazi

Në pothuajse të gjitha institucionet publike shëndetësore në nivelin tretësor nuk ka ‘dry filma’ të rëntgenit. Mungesa e këtij materiali ka vështirësuar punën e radiologëve të cilët po detyrohen që t’i lexojnë imazhet e incizuara në CD, shkruan Gazeta Shneta.

Por disa pacientë janë ankuar se edhe CD-të në disa raste nuk kanë funksionuar dhe është dashur që të rrezatohen nga dy herë radhazi. Mungesën e filmave Gazeta e ka konfirmuar në QKUK dhe Spitalin e Prizrenit. Madje në këtë të fundit është ndërprerë shërbimi përkohësisht për rastet ambulantore dhe pacientët e shtrirë në spital. Sipas burimeve, radiologët në Prizren po punojnë vetëm me rastet emergjente të cilat i lexojnë në kompjuterë.

Drejtori i Spitalit të Prizrenit, Dr. Afrim Avdaj, ka konfirmuar mungesën e filmave por ka thënë se janë në procedurë të blerjes urgjente. “Kemi marr aprovimin nga SHSKUK që të bëjmë blerje emergjente deri në 1 mijë euro. Nuk e di saktë sa do të jetë sasia, por mund t’ju konfirmoj se do të furnizohemi së shpejti”, ka deklaruar Avdaj.

Ndërkaq menaxhmenti i SHSKUK-së në një përgjigje për Gazetën, fajin ia kanë hedhur ankesave të kompanive në OSHP. “Zyra për informim ju konfirmon se për momentin nuk ka në stok Dry digital filma. Për këtë, procedurat janë udhëhequr nga MSH-ja. Zyrtarët e MSH-së, na kanë njoftuar se lënda gjendet në shqyrtim në OSHP. Vonesat kohore të shqyrtimit në OSHP, kanë ndikuar që mos të kemi kontratë valide dhe rrjedhimisht edhe mos furnizim”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNdikimi i gjëndrës tiroide gjatë shtatzënisë
Artikulli i rradhës A mund ta shërojmë veshin e infektuar të foshnjes me qumësht gjiri

Ju sugjerojmë

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme

AME me apel urgjent për kujdes dhe gatishmëri të shtuar për shkak të motit

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.