Shëndetësia kosovare po vazhdon të jetë në mëshirë të donacioneve.
‘Kosovo Hemophilia Foundation’ në bashkëpunim me ‘World Federation of Hemophilia’ kanë bërë dorëzimin e një donacioni për QKUK’në të medikamentit ‘Koate-DVI’.
Në njoftimin e tyre thuhet se vlera e donacionit është rreth 10,000 dollarë, teksa ky medikament do të përdoret për të parandaluar episodet e gjakderdhjes te njerëzit me nivele të ulëta të faktorit VIII (hemofilia A).
Njoftimi i tyre i plotë:
“Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës u bë dorëzimi i medikamenti ‘Koate-DVI’ , donacion ky i bërë i mundshëm përmes bashkëpunimit të suksesshëm dhe të vazhdueshëm në mes “Kosovo Hemophilia Foundation” dhe organizatës ndërkombëtare “World Federation of Hemophilia(WFH)”.
Në Prishtinë u dorëzua një sasi prej 500 kuti të medikamentit në formë donacion, që e ka vlerën afërsisht 10000 $.
Medikamenti Koate-DVI përdoret për t’i kontrolluar dhe për t’i parandaluar episodet e gjakderdhjes tek njerëzit me nivele të ulëta të faktorit të VIII (hemofilia A).
Njerëzit me nivele të ulëta të faktorit VIII janë në rrezik për gjakderdhje më të gjatë pas një lëndimi apo operacioni, gjithashtu dhe për gjakderdhje të brendshme (veçanërisht në nyje dhe muskuj).
Kosovo Hemophilia Foundation falenderon World Federation of Hemophilia për donacionin e dhënë”.