Të kesh depresion dhe të marrësh ilaçe kundër depresionit gjatë shtatzanisë mund të ndikojnë në zhvillimin e të folurit tek foshnja, tregojnë studimet e reja.
Rezultatet e studimit zbulojnë se një periudhë vendimtare për zhvillimin e të folurit, gjatë së cilës foshnjat mësojnë të akordohen me tingujt e gjuhës amtare, përshpejtohet kur gratë marrin antidepresantë dhe zgjasin kur një grua ka depresion, transmeton Gazeta Shneta.
Sidoqoftë, studiuesit nuk janë të sigurt nëse përshpejtimi apo ngadalësimi i tillë është i dobishëm ose i dëmshëm në planin afatgjatë dhe mund të mos ketë ndonjë efekt në aftësinë përfundimtare te një foshnje për të folurit, tha Janet Werker, profesor i psikologjisë në Universitetin e Kolumbisë.
Foshnjat e nënave pa depresion treguan modelin normal të zhvillimit, ata mund të bënin dallimin midis tingujve konsonantë në moshën 6 muajshe.
Për shkak të efekteve të shëndetit të dobët mendor si nëna ashtu edhe foshnjat e tyre, gruaja duhet të kontrollohet për depresion para dhe gjatë shtatzanisë, në mënyrë që ajo të menaxhohet në mënyrë efektive. /GazetaShneta/