Tri foshnje në Kinë mund të kenë kontraktuar koronavirusin në barkun e nënës pak para lindjes, sipas raporteve të reja.
Sidoqoftë, ekspertët thonë se provat në këto raste janë jokonkluzive dhe nuk vërtetojnë se koronavirusi, SARS-CoV-2 mund të kalojë nga nëna tek fëmija gjatë shtatzanisë, transmeton Gazeta Shneta.
Në një raport, mjekët nga Spitali Renmin i Universitetit Wuhan në Kinë, përshkruajnë rastin e një gruaje që lindi disa javë pasi u shtrua në spital për Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, transmeton Gazeta Shneta.
Vajza e vogël u lind me prerje cezariane dhe nëna mbate maskë N95 dhe nuk iu lejua që të prekte foshnjën. E porsalindura ishte menjëherë në karantinë por nuk tregoi simptoma.
Dy orë pas lindjes, testet treguan se fëmijët kishin ngritur nivele të dy llojeve të antitrupave kundër SARS-CoV-2. Këta antitrupa njihen si IgM dhe IgM.
Edhe pse antitrupat IgG dihet që kalojnë nga nëna tek fëmijët gjatë shtatzanisë, sntitrupat IgM janë dhumë të mëdha për zë kaluar placentën.
Kështu që nëse një i porsalindur i ka prodhuar ata antitrupa në mënyrë të arsyeshme mund të supozohet se fetusi ka kaluar një infeksion.
Foshnjat gjithashti kishin rritje të niveleve të kimikateve të sistemit imunitar të quajtur citokina si dhe qelizat e bardha të gjakut të cilat mund të jenë shenja të infeksionit. /GazetaShneta/