Prodhimi i hormoneve T3 dhe T4 është një proces kompleks. Dhe si për çdo gjë komplekse, nuk është e pazakontë që problemet tiroide të shfaqen në sipërfaqe.
Shenjat e probleme tiroide
Vlerësohet se rreth 25 milion amerikanë kanë një problem të tiroides. Hipotiroidizmi ose një tiroide joaktive, përbën 90% të të gjitha gjendjeve tiroide.
Këto janë shenjat më të zakonshme të hipotiriodizimit:
Lodhje
Prodhimi i energjisë së trupit tonë kërkon një sasi të caktuar të hormoneve tiroide. Një rënie e konsiderueshme në këtë prodhim çon në ulje të niveleve të energjisë, duke prodhuar një ndjenjë të lodhjes dhe dobësie.
Fitimi i peshës
Një mungesë e hormoenve tiroide ngadalëson shkallën metabolike të trupit. Kur kjo të ndodhë, shumë ushqime nuk mund të treten dhe pak kalori shndërrohen në energji.
Humbje e koordinimit
Hipotiroidizmi që mbetet i patrajtuar mund të dëmtojë nervat periferikë. Këto nerva transmetojnë informacione nga truri dhe palca kurrizore në pjesën tjetër të trupit, përfshirë krahët dhe këmbët tona. Dëmtimi i këtyre nervave mund të shkaktojë mpirje, dhimbje dhe ndjesi shpimi gjilpërash në zonat e prekura.
Ankth dhe depresion
Truri i ndjeshëm ndaj inflamacionit. Pabarazitë tek gjëndrat teroide mund të rrisin ndjeshëm rrezikun e ankthit dhe të depresionit. /GazetaShneta/