Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit për të cilat nuk flitet aq

Jetë 03/11/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një në gjashtë gra dyshojnë fillimisht për kancer të gjirit falë një simptome që s’ka të bëjë me gungat në gjoks, si për shembull, anomali në thithka apo rënie drastike në peshë

Prandaj është me rëndësi të tregoheni të vëmendshme ndaj shenjave të trupit, gjithmonë duke bërë kontrollet e rregullta e mamografitë.

Këto janë dhjetë shenja të kancerit të gjirit që duhet të keni parasysh, përveç gungave.

Lëkurë e inflamuar, e gropëzuar, me shenja apo e rrjepur

Trashja, skuqja, urtikariet apo gropëzimi i lëkurës së gjoksit duhet kontrolluar patjetër nga mjeku. Ju e dini si duket gjoksi juaj normalisht dhe nëse vini re një ndryshim në lëkurë, interesohuni.

Ndryshime në thithka

Nëse thithkat tuaja kanë qenë gjithnjë me majë dhe krejt papritur futen brenda, telefononi menjëherë mjekun. Ndryshimet në ngjyrën dhe teksturën e thithkave nuk janë normale dhe duhen kontrolluar.

Lëngëzim nga thithkat

Gjatë shtatzënisë e deri një vit pas lindjes së fëmijës, lëngëzimi është mëse normal. Nëse s’bëhet fjalë për asnjë nga këto skenare dhe thithkat tuaja lëngëzojnë vetiu, drejtohuni te mjeku. Nëse lëngu është i kuq, i gjelbër apo mban aromë, mund të keni një problem.

Ënjtje e dhimbshme

Përveç periodave dhe shtatzënisë, gjoksi i ënjtur mund të jetë një shenjë e kancerit. Nëse enjtja nuk shpjegohet me ciklin menstrual, gjidhënien dhe nuk largohet, kontaktoni mjekun.

Simptoma që s’kanë të bëjnë me gjoksin

Dhimbje kurrizi, qafe dhe rënie e pashpjegueshme në peshë listohen si simptoma të kancerit të gjirit.

Jelekët ju shkaktojnë dhimbje

Nëse jelekët ju shkaktojnë dhimbje, nëse rrjedha e ujit në dush është e padurueshme mbi kraharor, nëse nuk i prekni dot më thithkat, atëherë keni të bëni me shenja të kancerit të gjirit.

Venat e gjoksit janë më të dukshme se zakonisht

Nëse s’kanë qenë të dallueshme deri më sot dhe papritur mund t’i shihni qartë, ose nëse venat janë më të mëdha, më të errëta, atëherë duhet të shqetësoheni.

Keni kruajtje në thithka

Bëhet fjalë për kruajtje që zgjat dhe që nuk shpjegohet nga një infeksion, alergji, myk apo irritim nga veshja.

Sqetulla të pezmatuara

Nëse sqetullat ju dhëmbin e janë ënjtur, ose nëse ndjeni një masë kur i prekni me dorë, telefononi mjekun.

Një puçërr që nuk shërohet

E dinit që puçrrat mund të dalin dhe në gjoks? Shumica prej tyre largohen vetë me kalimin e kohës, por nëse një inflamim i lëkurës së gjoksit nuk shërohet për një javë ose dy, duhet të kontrollohet.

Artikulli paraprakCikli i parë menstrual ndikon në shëndetin e zemrës tuaj
Artikulli i rradhës Horoskopi, 4 nëntor 2019

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.