Shumica e grave e vajzave ëndërrojnë apo të paktën kanë ëndërruar të kenë një madhësi të majme të gjokseve.
Standardet e shoqërisë kanë instaluar të tilla mendime se meshkujt tërhiqen më shumë nga gjokset e mëdha, në të kundërtën vajzat nuk janë aq të dëshirara nga ta, transmeton GazetaShneta.
Edhe pse madhësia e tyre mund të jetë një element I kënaqshëm për fizikun e femrës, në anën tjetër ajo vie me disa efekte anësorë që vetëm gratë me gjinjë të mëdhenjë mund t’u kuptojnë, përcjellë “NeëHealthAdvisor”.
Ja disa nga këto efekte:
– Nuk gjeni asënjëherë sytjena të madhësisë së saktë (edhe blerja e bluzave është sfidë në vete)
– Dhimbjet trupore janë konstante
– Pasja e një jete aktive tingëllon e pamundur
– Ndikon se si e mbani pozicionin e trupit
– Keni alergji lëkurë poshtë gjinjëve
– Qëndrimi ulur dhe në këmbë për një kohë të gjatë shkakton dhimbje
Disa gjëra që duhet t’i dini para se të operoheni:
– Duhet të humbni një masë të caktuar të peshës
– Ju duhet të bëni edhe ndërhyrje estetike për riformësim të gjirit
– Mund të ndiheni të lodhura disa kohë pas operimi
– Do ju duhet të prisni deri sa gjokset të marrin pamje natyrale
– Thithat mund ta humbin ndjeshmërinë
– Gjidhënia mund të vështirësohet /GazetaShneta/