Gjatë ditës së sotme, IKShPK’ja ka njoftuar se janë shënuar 142 raste pozitive me COVID-19 dhe 101 pacientë të shëruar në Kosovë.
Numri total i rasteve pozitive është 5,877 raste, me gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese shkruan GazetaShneta.
Prishtina vazhdon të jetë komuna me së shumti të infektuar, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 47 raste pozitive.
Deri më tani, në Kosovë janë 2,669 raste aktive me COVID-19./GazetaShneta/