Gjatë një komunikate për media, ushtruesi i detyrës së drejtorit në SHSKUK, Valbon Krasniqi ka njoftuar se 564 pacientë janë duke marrë trajtimet e duhura në QKUK dhe Spitalet Rajonale.
Prej 564 pacientëve, 303 janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, ndërsa të tjerët janë duke pritur rezultatet shkruan GazetaShneta.
Nga këta pacientë, 38 janë në gjendje të rëndë shëndetësore të kyçur me respiratorë, 14 nga ta janë të intubuar ndërkohë që 24 të tjerë janë me metoda të tjera joinvazive të kyçur për respiratorë, shtoi Krasniqi./GazetaShneta/