Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shënohet 100-vjetori i themelimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës

Lajme 05/06/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës shënoi 100-vjetorin e themelimit.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, solli në kujtesë kronologjinë e themelimit të Institutit dhe punën tashmë një shekullore.

“Nga fillimi i qershorit të 1925, kur u themelua Shërbimi Higjieniko-Epidemiologjik në Pejë, në një kohë kur shqiptarët në Kosovë jetonin të shtypur në trojet e veta nën mbretërinë jugosllave, e deri te fillimi i qershorit të vitit 1999, kur u mposht e u përzu nga Kosova edhe Jugosllavia e fundit, ajo e treta, e regjimit të Millosheviqit, që solli edhe ringjalljen e jetës sonë në liri, me rifillim të punës së institucioneve shëndetësore, e ku rifilloi nga puna edhe Instituti, me emër e organizim të denjë. Këto vështirësi përgjatë historisë, nxorën nga Instituti jonë kuadro të shquara që vendosën themelet e shërbimeve të epidemiologjisë, mjekësisë sociale, mikrobiologjisë, ekologjisë humane, statistikave por edhe si profesorë që i ngritën brezat e ardhshëm” u shpreh ai.

Kryeministri në detyrë shtoi se me kalimin e viteve, Instituti ka luajtur rol kyç në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve, promovimin e një stili jetese të shëndetshëm, uljen e pabarazive shëndetësore dhe sigurimin e qasjes në kujdesin shëndetësor cilësor për të gjithë, duke bërë hapa të rëndësishëm në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së popullatës sonë.

“Si Qeveri, e kemi dhe do të vazhdojmë ta kemi prioritet të investojmë në shëndetësi, ndër sektorë tjerë edhe në shëndetin publik, qoftë në infrastrukturë, si: ndërtimi dhe funksionalizimi i depos qendrore të vaksinave, renovimi i hapësirave laboratorike, e investimet në Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik, pastaj rritjen e numrit të specializantëve në lëmitë e shëndetit publik, pajisje me aparatura moderne, si dhe ngritja e sistemit elektronik për grumbullim e analizë të të dhënave për sëmundje ngjitëse.” tha kryeministri Kurti, duke theksuar se investimet e vazhdueshme në infrastrukturën e shëndetit publik, hulumtimet, qasja ndër-institucionale e bashkëpunimi ndërkombëtar janë thelbësore.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia tha se gjatë pandemisë COVID-19, kur e panjohura kërcënoi jetën dhe vetë funksionimin e sistemeve shëndetësore, IKSHPK qëndroi në vijën e parë, duke udhëhequr gjurmimin epidemiologjik, testimin, raportimin, edukimin dhe informimin e qytetarëve, dhe duke ndihmuar me të dhëna të sakta Ministrinë e Shëndetësisë në marrjen e vendimeve të vështira, por të drejta.

“Me mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Shëndetësisë, ky institucion është forcuar në çdo drejtim: është ndërtuar një sistem i integruar digjital për mbikëqyrjen e sëmundjeve ngjitëse, është modernizuar zinxhiri i ftohtë për ruajtjen e vaksinave, dhe është zgjeruar kalendari i imunizimit, duke kaluar nga 10 në 13 vaksina, përfshirë vaksinën kundër HPV-së, si një hap konkret për mbrojtjen dhe fuqizimin e shëndetit të fëmijëve dhe të rinjve në Kosovë”, tha ai.

Artikulli paraprakTre net pa gjumë cilësor ndikojnë negativisht në shëndetin e zemrës
Artikulli i rradhës Aksident mes tri veturave në Dobrush të Istogut, tre të lënduar pas

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.