Që nga mesi i muajit gusht e deri më sot është shënuar numri më i vogël i pacientëve të shtrirë në spitalet e Kosovës nga Covid-19.
SHSKUK ka njoftuar se aktualisht janë të hospitalizuar 598 pacientë të infektuar me Sars-Cov-2. Megjithatë numri i pacientëve që trajtohen me oksigjeno-terapi mbetet ende i lartë. Gjithsej 479 pacientë po marrin oksigjen në spitale dhe 48 janë në kujdesin intensiv.
Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme
Klinika Infektive, 85 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 48 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 28 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 56 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19 dhe Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive 22 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 6 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacient
Spitali i Prizrenit, 67 pacientë
Spitali i Gjakovës, 49 pacientë
Spitali i Pejës, 102 pacientë
Spitali i Gjilanit, 47 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 12 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 31 pacientë
Spitali i Ferizajt, 44 pacientë