Klinika e Hematologjisë është klinika e vetme në QKUK e cila merret me trajtimin e gjitha sëmundjeve hematologjike malinje dhe atyre jo malinje.
Drejtoresha e kësaj klinike, Dr. Afërdita Ukimeraj, në një intervistë për Gazetën Shneta, thotë se në këtë klinikë bëhet diagnostifikimi dhe trajtimi i të gjitha sëmundjeve hematologjike.
“Në klinikën tonë bëhet trajtimi i gjitha patologjive që lidhen më sëmundjet e gjakut duke nisur nga anemitë e të gjitha llojet, leukemitë ato akute dhe kronike, limfomat të gjitha llojet…”, u shpreh Dr. Afërdita.
Dr. Afërdita, mes tjerash, ka thënë se në Klinikën e Hematologjisë përgjatë një muaji jepen afro 450 kimioterapi.
“Pacienët tanë marrin kimioterapi ditore, ku pacientët vijnë dhe shkojnë aty janë gjithsej 14 shtretër – megjithatë brenda ditës kemi diku 20-25 pacientë kështu që brenda muajit në bazë të statistikave që kemi nxjerrë jepen diku 400-450 kimioterapi por përpos kësaj Klinika e Hematologjisë ofron edhe shërbime të tjera”, theksoi Dr. Afërdita.
Tutje ajo u shpreh se në Klinikën e Hematologjisë nuk janë përballur asnjëherë me pengesa për trajtimin e pacientëve.
“Sfidë e vetme në Klinikën e Hematologjisë mbetet hapësira mirëpo edhe ajo është duke shkuar në hapa të drejtë kështu që shpresojmë që veç vitin tjeter të gëzojmë objektin e ri së pari pacientët pastaj edhe ne stafin mjekësor” tha Dr. Afërdita.
Sa i përket trajtimit, Dr. Afërdita potencoi se pacientët në Klinikën e Hematologjisë trajtohen me barna dhe target terapi por thotë se kanë nevojë dhe për lloje të reja të barnave.
Për këto dhe të tjera ndiqni videon më poshtë:




