Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shërbimet spitalore universitare përballen me mungesë të infermierëve

Lajme 19/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës përballet me mungesë të infermierëve. Profesionistët shëndetësorë e shohin urgjente nevojën e pranimit në punë të 100 infermierëve. Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë kërkojnë nga qeveria rritje të buxhetit.

Infermierët e punësuar në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës vazhdojnë të barten nga reparti në repart, ndonëse fillimisht ata pranohen për një pozitë të caktuar. Kjo ndodh si pasojë e mungesës alarmante të infermierëve.

Drejtoresha e Infermierëve, Lirije Beqiri, shpjegon se kjo situatë rrjedhimisht ndikon edhe te pacientët. Në politikat shëndetësore më afatgjate, Beqiri thotë se Qendra Terciare ka nevojë për 400 infermierë, derisa 100 janë të domosdoshëm.

“Mungesa është shumë e madhe. Mund të them se 60 % e stafit të infermierëve e përbën krejt stafin spitalor. Pranime të reja, edhe pse ka pasur kërkesa ende nuk i ka marrë askush seriozisht. Nevoja urgjente është për 100 infermierë” , tha Lirije Beqiri.

Shefi për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, i njoftuar për problemin tashmë që ka SHSKUK-ja, thotë se Ministria e Shëndetësisë nuk ka buxhet të mjaftueshëm për të rritur numrin e stafit. Megjithatë, Hoti thotë se çështjen e kanë adresuar në qeveri.

“QKUK-ja ka nevojë për rritjen e numrit të stafit të mesëm, siç janë infermierët dhe teknikët. Ata në vazhdimësi kanë adresuar kërkesa, por Ministria e Shëndetësisë, si udhëheqëse e këtij sektori, në vazhdimësi i ka adresuar te nivelet me të larta politike, siç është qeveria e vendit”, tha Faik Hoti .

Me standarde profesionale do të duhej që një infermier të kishte në përkujdesje një pacient. Në Qendrën Terciare kjo është e pamundur, një infermier shpesh shërben për 4 pacientë. Në disa raste familjarët e pacientëve asistojnë apo përcjellin të sëmurin përgjatë gjithë hospitalizimit të tij./RTK

Artikulli paraprakMjekët tregojnë sa herë në javë duhet ta lani beben tuaj
Artikulli i rradhës Siriani që u largua nga Aleppo e Sirisë, diplomoi në UBT

Ju sugjerojmë

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme

Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë, arrin në 5,346

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.