Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjekët tregojnë sa herë në javë duhet ta lani beben tuaj

Këshilla për shtatzëna 19/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Baby Bath
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Momenti i banjos është shumë i rëndësishëm për rritjen e fëmijës, kjo pasi përveç faktit që e mban atë të pastër, e qetëson dhe argëton.

Duke filluar nga ditëlindja e parë, shumë fëmijë fillojnë të luajnë dhe të djersiten shumë duke shkaktuar tek nëna mendimin se në këtë moment duhet të kryhet një banjo.

Në të vërtetë kjo është e gabuar, pasi banjoja nuk duhet të kryhet shpesh.

Sipas disa ekspertëve, larja e tepër e fëmijës e dëmton lëkurën si edhe mund ta bëjë fëmijën alergjik.

Përse nuk duhet ta lajmë shpesh fëmijën?

Gjatë fëmijërisë mikrobet përforcojnë sistemin imunitar të fëmijës, i cili është duke u maturuar.

Disa studime kanë nxjerrë përfundimet se larja e tepërt e fëmijës mund të rrisë ekspozimin e tij ndaj alergjive, pa harruar të theksojmë se larja e vazhdueshme e lëkurës së fëmijës me sapun bebesh apo shampo mund të rrezikojë tharjen e tepër të lëkurës dhe për pasojë të shfaqet dermatiti atopik (rrjebulla).

Gjithashtu në lëkurën e fëmijës mund të shfaqen edhe lezione të shkaktuara nga alergjia.

E gjithë kjo ndodh si pasojë e dëmtimit të shtresës së jashtme të lëkurës (epidermës), funksioni i së cilës është mbrojtja e organizmit nga agjentët e jashtëm si të ftohtët dhe dielli.

Sa shpesh duhet të lahet fëmija?

Larja e fëmijës në mënyrë të përditshme është e gabuar, sidomos nëse do të përdoret sapun apo shampo.

Të vegjëlit duhet të lahet çdo 2-3 ditë, pra rreth 3 herë në javë, në mënyrë që të mos dëmtohet lëkura por njëkohësisht të ruhet edhe një higjenë e mirë.

Ka disa zona të trupit të fëmijës sic janë: duart, këmbët, fytyra dhe zona e bebelinës, të cilat duhet ta pastrohen çdo ditë dhe madje disa herë në ditë sidomos gjatë stinës së verës./pernenat.al/

Artikulli paraprakUrimi prekës për të birin, që nëna e Aulonit nuk do ta bëjë më
Artikulli i rradhës Shërbimet spitalore universitare përballen me mungesë të infermierëve

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.