Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shërbimet të cilat ofrohen në neurokirurgjinë pediatrike në QKUK – flet Dr. Nehat Halili, neurokirurg

Lajme 05/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Neurokirurgjia pediatrike është një degë e rëndësishme e mjekësisë që trajton patologjitë e sistemit nervor te fëmijët, duke përfshirë anomalitë kongjenitale, tumoret dhe traumat. Sipas neurokirurgut Dr. Nehat Halili, këto ndërhyrje janë shpesh të domosdoshme për të shpëtuar jetën e fëmijëve ose për të parandaluar dëme të pakthyeshme në zhvillimin e tyre.

“Në kuadër të neurokirurgjisë së përgjithshme, kemi edhe neurokirurgjinë pediatrike, e cila ka një dhomë prej 3 shtretërsh ku vendosen fëmijët që trajtohen për shkak të traumave, anomalive kongjenitale dhe tumoreve”, shpjegon Dr. Halili në një intervistë për Gazetën Shneta.

Sipas tij në repartin e neurokirurgjisë pediatrike në QKUK trajtohen sëmundje të ndryshme duke filluar nga anomalitë kongjenitale deri te dëmtimet traumatike.

“Në kuadër të neurokirurgjisë pediatrike trajtojmë fëmijë me hidrocefali, tumore të trurit, dëmtime të palcës kurrizore dhe trauma nga aksidentet. Këto patologji nëse nuk trajtohen në kohën e duhur mund të shkaktojnë pasoja serioze”, u shpreh Dr. Halili.

Tutje ai shpjegon se shkaqet e këtyre e ndërhyrjeve neurokirurgjikale mund të jenë të ndryshme.

“Disa fëmijë lindin me këto probleme si në rastin e hidrocefalisë ndërsa të tjerët i zhvillojnë për shkak të infeksioneve dhe traumave”, tha tutje ai.

Në lidhje me diagnostifikimin, Dr. Halili tregon se metoda që përdoret për diagnostifikimin e këtyre patologjive janë skaneri CT dhe rezonanca magnetike.

“Këto metoda ndihmojnë në marrjen e një pamjeje më të qartë të gjendjes së trurit dhe palcës kurrziore, duke i dhënë kirurgut të dhënat më të sakta për trajtimin e duhur”, shton ai.

Për këto detaje dhe këshilla të tjera, ndiqni intervistën:

Artikulli paraprakDhuna në punë: Sa të rrezikuar janë infermierët dhe punonjësit shëndetësorë?
Artikulli i rradhës Studim: Gratë shfaqin grumbullim më të shpejtë të proteinës tau në sëmundjen e Alzheimerit

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.