“Dhuna është pjesë e punës. Çdo infermiere dhe punonjës shëndetësor e përjeton atë në një moment të caktuar.”
Komente të tilla dëgjohen shpesh në spitale dhe institucione shëndetësore në SHBA, duke përshkruar një realitet shqetësues dhe në rritje.
Pavarësisht se amerikanët e mendojnë infermierinë si profesionin më të besuar, shpesh harrojnë se është gjithashtu një nga më të rrezikshmit shkruan burimi The Conversation përcjell Gazeta Shneta.
Një shqetësim i madh është se 8 nga 10 infermierë përjetojnë dhunë në punë. Si pasojë, punonjësit shëndetësorë janë më shumë se katër herë më të prirur për të u lënduar nga dhuna në punë sesa punonjësit e industrive të tjera.
Pavarësisht këtyre shifrave alarmuese, shkalla e plotë e kësaj epidemie mund të mos kuptohet plotësisht, pasi infermierët dhe punonjësit e tjerë shëndetësorë shpesh e nënvlerësojnë raportimin e ngjarjeve të dhunshme.
Shoqata Amerikane e Infermierëve, vlerëson se vetëm 20% deri në 60% e incidenteve janë të regjistruara. Për më tepër, nuk ka një definicion të pranuar për dhunën në punë dhe një mënyrë të qartë për ta ndjekur atë në një nivel kombëtar.
Çfarë konsiderohet në shëndetësi si dhunë në punë?
Kur njerëzit mendojnë për dhunën në punë, shpesh imagjinojnë sulme fizike dramatike. Sulmet ndodhin, por dhuna e drejtuar ndaj punonjësve mund të marrë shumë forma të tjera, përfshirë kërcënime verbale, intimidim, agresion seksual dhe ngacmim.
Ajo që e bën të vështirë përcaktimin dhe matjen e dhunës në punë në ambientet shëndetësore është gama e njerëzve të përfshirë.
Dhuna mund të vijë nga pacientët, familjarët e tyre, kolegët dhe të tjerët.
Infermierët dhe stafi shëndetësor punojnë me njerëz gjatë momenteve të jashtëzakonshme të stresit në jetën e tyre.
Teksa, infermierët mbeten të heshtur, qoftë për shkak të frikës, ose presionit institucional, dhuna bëhet një pjesë e pranuar e punës.
Pa të dhëna të sakta, institucionet shëndetësore nuk e kuptojnë shkallën e vërtetë të problemit dhe nuk mund të zbatojnë masa efektive sigurie që të luftojnë për të mbështetur punonjësit e tyre në mënyra kuptimplotë.
Për punonjësit shëndetësorë, këto pasoja shkojnë shumë përtej lëndimeve fizike.
Kjo dhunë në të gjitha format e saj kontribuon në ankth, depresion, çrregullime të stresit si dhe në pakënaqësi me punën e tyre. /Gazeta Shneta/


