Shërbimi i Kardiologjisë Invazive në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, ka shënuar numër rekord të intervenimeve, përfshirë procedura të koronarografisë dhe stentimeve, kështu ka njoftuar ShSKUK-ja.
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), përmes një komunikate për media, ka njoftuar se shërbimi i Kardiologjisë Invazive në kuadër të Klinikës së Kardiologjisë, ka shënuar numër rekord të intervenimeve.
“Sipas raportit të punës së klinikës, nga data 1 janar deri me 15 mars 2023, në sallat e kateterizimit janë realizuar, 730 procedura diagnostike të koronarografisë dhe 450 procedura intervente të stentimit, që rezulton të jetë numri më i madh për një periudhë kohore të tillë, të realizuar deri tani”.
“Në Klinikën e Kardiologjisë brenda dite kryhen mesatarisht 10 koronarografi dhe 6 stentime” është potencuar më tutje nga ShSKUK-ja. /Gazeta Shneta/