Shërbimi i Logopedisë në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” është funksional për herë të parë dhe tashmë ofron trajtime për fëmijët me çrregullime të komunikimit.
Shërbimi udhëhiqet nga logopede Erza Preteni, ndërsa deri më tani janë regjistruar 20 raste të para që kanë filluar trajtimin.
Sipas njoftimit, për shkak të kërkesës së madhe, vizitat do të zhvillohen vetëm me termine të paracaktuara, transmeton Gazeta Shneta.
Seancat logopedike zgjasin rreth 45 minuta dhe kohëzgjatja e trajtimit përcaktohet individualisht, varësisht nga nevojat e pacientit.
Trajtimet përfshijnë vlerësimin, parandalimin dhe përmirësimin e çrregullimeve të të folurit, gjuhës, zërit, gëlltitjes dhe komunikimit, për të gjitha grupmoshat.
Terminet caktohen çdo ditë pune në Repartin e Pediatrisë, ku pacientët regjistrohen në listën e pritjes.
Qëllimi i shërbimit është ofrimi i trajtimit profesional dhe cilësor për çdo pacient./Gazeta Shneta/




