Dr. Dardan Ismajli është specialisti më i ri i endokrinologjisë.
Ismajli e ka mbrojtur me sukses provimin specialistik pranë Klinikës së Endokrinologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Për këtë ka njoftuar babai i tij Dr. Jakup Ismajli. Gjinekologu ka thënë se ndjehet krenar me të birin për këtë arritje profesionale.
Postimi i plotë:
Sot është një ditë krenarie e madhe për familjen tonë
Djali im, Dardani, përfundoi me sukses specializimin në lëmin e endokrinologjisë.Rruga jote ka qenë e gjatë dhe plot përkushtim, sakrificë e punë të palodhur, por sot po e shohim frytin e gjithë atij mundi.
Jam jashtëzakonisht krenar për ty – jo vetëm për arritjen profesionale, por edhe për njeriun e mirë që je bërë. Uroj që kjo të jetë vetëm fillimi i një karriere të ndritur, ku do të ndihmosh shumë njerëz me dijen dhe zemrën tënde.
Urime nga zemra, Dardan! Zoti të bekoftë dhe të dhëntë suksese të pafundme në çdo hap të jetës.





