Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 134 qytetarë, ndërsa raste të reja me Covid-19 janë vetëm 10.
Në bazë të 2 mijë e 277 testimeve të kryera në 24 orët e fundit, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka regjistruar vetëm 10 raste të reja me Covid-19, ndërsa fatmirësisht nuk është shënuar asnjë viktimë.
MSH në anën tjetër ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 667 persona, ndërsa numri i vaksinave të administruara deri më tani ka arritur më 80 mijë e 803 sosh. /Gazeta Shneta/