Në Klinikën e Gjinekologjisë janë shëruar i gjithë stafi që kanë qenë të prekur nga koronavirusi.
Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Klinikës Dr. Jakup Ismaili, i cili ka thënë se mbrëmë i kanë marr rezultatet nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, shkruan Gazeta Shneta.
“Mund t’ju konfirmoj se tre gjinekologët, të cilët kanë qenë të prekur nga Covid-19, tanimë janë shëruar dhe kanë rezultuar negativ në dy testet”, ka deklaruar Ismajli.
Po ashtu edhe një teknik i Klinikës së Anestezionit i cili punon në KOGJ, ka rezultuar negativ dhe është konfirmuar i shëruar nga koronavirusi. /Gazeta Shneta/