Një konsilium i mjekëve nga komuna e Shanghait kanë konfirmuar shërimin e një pacienti nga virusi vdekjeprurës corona, dhe lirimin e tij nga spitali.
Pas gjashtë ditësh trajtimi, pacientja e identifikuar me emrin Chen, ka shfaqur shenja të theksuara të përmirësimit të gjendjes shëndetësore në sistemin respirator, shkruan RT, transmeton Gazeta Shneta.
Pacientes i janë kryer dy analiza të ndryshme të coronavirusit dhe që të dyja kanë rezultuar negative. Rezultat të njëjtë ka shfaqur edhe incizimi me CT.
Pacientja është liruar nga zona e karantinës dhe tani po i kryhen edhe disa ekzaminime tjera. Chen kishte raportuar se jeton në Wuhan, qyteti ku ka shpërthyer virusi herën e parë. Ajo ishte shtrirë në spital më 10 janar pasi kishte pas temperaturë dhe lodhje.
Deri më tani në Kinë janë vendosur në karantinë rreth 23 milionë njerëz, 26 persona kanë ndërruar jetëtë ndërsa janë raportuar rreth 800 të prekur nga sëmundja. /Gazeta Shneta/