Ditët më parë Agon Zhinipotoku kishte njoftuar për një rast me kushte të vështira ekonomike.
Në llogarinë e tij në Facebook ai postoi shtëpinë ku jetonte një student i mjekësisë nga Kaçaniku me familjen e tij, e që kishte nevojë urgjente për ndihmë, shkruan Gazeta Shneta.
Këtë rast e mori përsipër bamirësi Halil Kastrati dhe shoqata e tij e bamirësisë “Jetimët e Ballkanit”.
“Sot ishim në qytetin e Kaçanikut dhe e takuam Albinin si dhe ja kumtuam lajmin se po bëhet me shtëpi të re. Albini përmes nesh i falënderoj te gjithë shqiptaret për zemërgjerësinë dhe bujarin e tyre”, shkroi Kastrati.
Postimi i plotë:
Përhajr nisja e shtëpisë së re
Rasti i studentit të mjekësisë. Para disa dite Agon E. Zhinipotoku e bëri publike historinë prekëse të studentit dhe rasti i tij bëri jehonë të madhe
Atë ditë ne e morëm përsipër për të ja ndërtuar shtëpinë e re. Sot ishim në qytetin e Kaçanikut dhe e takuam Albinin si dhe ja kumtuam lajmin se po behet me shtëpi te re. Albini përmes nesh i falënderoj te gjithë Shqiptaret për zemërgjerësinë dhe bujarin e tyre. Bamirës, Zoti kurrë mos ju humbte!
/Gazeta Shneta/