Infeksionet fungale janë bërë një problem i zakonshëm për shumë njerëz dhe nuk janë shumë të lehta për tu pastruar. Megjithatë, falë mjeteve të mëposhtme natrale, ju mund t’i pastroni ato në mënyrë të sigurt.
Çajërat
Çaji i rozëmarisë mund të lehtësojë ndjesinë e kruajtjes dhe djegies të shkaktuar nga një infeksion fungues dhe mund të përdoret gjithashtu për kujdesin intim. Konsumoni 1-4 gota në ditë për të lehtësuar infeksionet ose pini lëng boronice disa herë në ditë për t’i luftuar infeksionet.
Vajra esenciale
Shumica e vajrave esenciale kanë veti antifungale që i bëjnë ato ideale për infeksionet fungale. Me qëllim të zgjidhjes së infeksionit vaginal, ngjisni në tampon një vaj esencial dhe futeni atë dy herë në ditë.
Hudhra
Për shkak të vetive të forta antibakteriale dhe antifungale, hudhra është një nga përbërësit më të mirë në luftën kundër infeksioneve kërpudhore.
Uthull
Shtoni një filxhan të uthullit të mollës në një vaskë të nxehtë, pastaj qëndroni 20 minuta për t’i hequr qafe infeksionet kërpudhore./Gazeta Shneta/