Sherr me grushte në mes infermiereve, ndërhyn policia

2018-05-30 në ora 20:01

Një konflikt mes dy infermierëve ka eskaluar në dhunë fizike e verbale, në të cilin është dashur të ndërhyjë policia për ta ndërprerë atë.

Ngjarja ka ndodhur në qendrën shëndetësore të fshatit Proptisht, në Pogradec. Sipas policisë, ka nisur procedimi penal për njërën nga gratë e përfshira në sherr, 49 vjeçaren me inicialet L.A.

“Kjo e fundit me detyrë infemiere në qendrën shëndetësore të Proptishtit, gjatë një debati pune dyshohet se ka goditur në fytyrë shtetasen S.L, 57 vjeçe, banuese në Proptisht, edhe kjo me detyrë infermiere pranë kësaj qendre” thotë policia.

Shkaqet e dhunës janë ende të paqarta./Lapsi.al/