Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkaktarët e kancerit i keni brenda në shtëpi, largojini menjëherë

Jetë 06/08/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ne jemi rritur me idenë që shtëpia jonë është një vend i sigurtë. Por studimet e kohëve të fundit kanë vërtetuar që shtëpitë moderne nuk janë aq të sigurta sepse ato fshehin substanca të cilat mund të dëmtojnë shëndetin.Ne kemi diskutuar shpesh për materialet që përdoren në ndërtimin e banesave, por këto substanca gjenden dhe në artikujt për përdorim të përditshëm si boja, parfumet, shampot etj.Kini kujdes nga artikujt e mëposhtëm sepse shkaktojnë probleme shëndetësore. Largohuni prej këtyre produkteve që shkaktojnë kancer dhe krijoni një ambjent të shëndetshëm për ju dhe familjen tuaj.

Freskuesit e ajrit

Shumica e freskueseve të ajrit janë të ngarkuara me komponentë të rrezikshëm organik, substanca toksike.
Për këtë është bërë një studim nga Këshilli i Mbrojtjes së Burimeve Natyrore ku nga 13 freskuese që u morën për testim, shumica prej tyre përmbanin kimikate që shkaktojnë astmën dhe ndikojnë në procesin e riprodhimit.

Në vitin 2008, Anne Steinemann në Universitetin e Uashingtonit zhvilloi një studim dhe doli në përfundimin se freskuesit e ajrit që ajo testoi ishin me kimikate toksike, të rrezikshme dhe kancerogjene. Megjithatë, asnjë nga kimikatet nuk është e shënuar në etiketat e produktit ose në fletën e të dhënave të sigurisë materiale.

Qirinjtë aromatik

Një studim i Komisionit Amerikan të Sigurisë së Produkteve të Konsumatorit tregoi se 40 % e qirinjve të shitur përmbanin tela në brendësi. Prodhuesit shtojnë elementin e plumbit për të bërë të qëndrueshëm fortësinë. Ekspozimi ndaj sasive të mëdha të plumbit çon në probleme të hormoneve, paaftësi në të mësuar dhe probleme të tjera shëndetësore.

Artikujt si bojërat akrilike,adeziv, bojtusha

Këta artikuj janë me kimikate dhe shkaktojnë alergji, dëmtime të organeve dhe kancer.Fëmijët veçanërisht janë të ndjeshëm ndaj toksinave për shkak të metabolizmit të tyre. Zgjidhni atë produkt më pak të dëmshëm sepse fëmijët kanë sistem imunitar të dobët.

Shampot

Ju mund të habiteni, por shampot tradicionale janë me toksina. Megjithatë, efekti i tyre po testohet dhe shkencëtarët nuk mund të konfirmojnë plotësisht se mund të shkaktojnë kancer.

Antidjersa

Deodorantët zakonisht përmbajnë përbërës që mund të shkaktojnë kancer. Këto produkte mbeten në trupin tonë për orë të tëra, gjë që rrit futjen e kimikateve përmes lëkurës. Shmangni produktet e rrezikshme dhe përdorni metoda alternative që janë natyrore.

Perdet e dushit

Perde plastike të dushit lëshojnë substanca të rrezikshme të quajtura kimikate organike të paqëndrueshme. Mos i përdorni këto produkte dhe shtëpia juaj do të jetë një vend më i mirë dhe i sigurt për të jetuar. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNëna këshillon femrat të bëjn kujdes me fëmijët, mos bëni këtë gabim
Artikulli i rradhës Sëmundjet shkaktare për vdekjen e shqiptarëve, ja cilat janë ato

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.