Shkaku i kontejnerëve të bërllokut, digjen mbi 6 vetura në Prishtinë (FOTO)

2017-02-21 në ora 09:17

Mëngjesi i sotëm ka zbardhur nën flakën e gjashtë makinave në lagjen Dardani në Prishtinë, shkruan Gazeta Shneta.

Gjashtë makina të parkuara pranë një aneksi kontejnerësh kanë pësuar djegie të shkallës së rëndë nga flakët që morën, besohet nga kontejnerët.

Ngjarja ka ndodhur afër Restorant Dubrovnikut. Policia ka shënjuar vendin dhe po kryen hetimet.

Kjo nuk është hera e parë që kontejnerët e bërllogut i ka kapluar flaka. /Gazeta Shneta/