Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkaku i mungesës së barnave, QKUK s’mund t’i ndalojë vizitorët nëpër klinika

Lajme 09/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mijëra vizitorë llogaritet të hyjnë e dalin çdo ditë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Hyrja e tyre nuk po mund të ndalohet për shkak të mungesës së barnave dhe materialeve, të cilat i blejnë familjarët dhe ua dërgojnë pacientëve. Mirëpo prania e gjithë këtyre njerëzve po rrezikon të sjellë infeksione tek të sëmurët

Ibrahim Tërshnjaku, inspektor sanitar, i tha Radios Evropa e Lirë se si Inspektorat disa herë kanë lëshuar urdhër që numri i vizitorëve të menaxhohet, ngase po e pamundëson mbajtjen në nivel të higjienës.

“Kuptohet që një numër kaq i madh i vizitorëve brenda QKUK-së e pamundëson nivelin e higjienës dhe e bën të mundur shpërndarjen e infeksioneve brenda hospitalore, duke pamundësuar çdo kompani pastrimi të menaxhojë një numër kaq të lartë të vizitorëve brenda ditës”.

“Por, arsyetimet janë se duhet blerë barna e material të nevojshëm për pacientët. Ne si Inspektorat kemi urdhëruar disa herë që numri i vizitorëve të menaxhohet ndryshe, pasi pamundëson nivelin e higjienës. Në bazë të kalkulimeve tona, mund të kalojë 20 mijë vizitorë brenda ditës, pra është numër i madh. Niveli i higjienës megjithatë nuk është i degraduar, por duhet nivel më i mirë, derisa për këtë duhet plotësohet parakushti fillimisht i vizitorëve”, tha Tërshnjaku.

Ndërkaq, familjarët e pacientëve thonë se janë të detyruar që çdo ditë të vizitojnë pacientët e shtrirë, për shkak se aty në vazhdimësi u kërkohet nga vetë stafi mjekësorë, që familjarët të blejnë barna e material shpenzues.

Albulena Rexhepi, e cila ka të shtrirë babanë në njërën nga klinikat e Qendrës Klinike Universitare, thotë se jo një herë, por disa herë në ditë i duhet t’i dërgojë babait të saj barna, por edhe ushqim, pasi aty kushtet nuk janë të mira.

Lul Raka, mikrobiolog, thotë se pas hulumtimit të bërë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik për spitalet në Kosovë, ka dalë se shkalla e infeksionit është 7.2 për qind.

Megjithatë ai shton se kjo shifër nuk është reale, pasi do duhej të ishte më e lartë, nëse krahasohet me vendet e zhvilluara evropiane.

“Numri i hemo-kulturave në Evropë është shumë më i lartë se në Kosovë. Kjo është krahasueshmëria në mes Kosovës dhe vendeve të Evropës. Në Kosovë nuk bëhen analiza të bollshme. Pastaj tjetra, në disa spitale të Kosovës nuk bëhet fare mbikëqyrja e infeksioneve dhe nuk regjistrohen, dhe këshillat për infeksione nuk merren fare parasysh. Andaj, edhe përqindja del e ulët, por nuk është reale”, tha Raka.

Artikulli paraprakMjekët në QKUK s’mund ta shpëtojnë pacientin me aneurizëm të aortës abdominale
Artikulli i rradhës Si ta mjekoni kollitjen e fëmijës në kushte të shtëpisë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.