Një studim i ri ka zbuluar se shkalla e përdorimit të ilaçeve kundër depresionit midis të rinjve është në rritje gjatë dhe pas pandemisë Covid-19. Numri i adoleshentëve dhe të rinjve që marrin ilaçe kundër depresionit është rritur ndjeshëm që nga fillimi i pandemisë, thekson studimi i publikuar në revistën Pediatrics. Ndërkaq, dallimet mes gjinive treguan një rritje të dukshme tek femrat adoleshente dhe të reja.
Sipas studimit, shkalla e shpërndarjes së ilaçeve kundër depresionit u rrit me 66.3% nga viti 2016 deri në vitin 2022. Rritja e ndjeshme u vërej edhe te grupmoshat e ndryshme, me një shtim prej 130% tek adoleshentet femra dhe 60% tek femrat e reja, shkruan CNN, transmeton Gazeta Shneta.
Në kohën e pandemisë, shkalla e vizitave për shëndet të dobët mendor tek të rinjtë u rrit, veçanërisht rriti vëmendjen tek tentativa e vetëvrasjes ose vetëlëndimi, veçanërisht tek adoleshentet femra.
Autorët theksojnë se faktorët si stresi, izolimi social dhe ndryshimet në jetën e përditshme kanë kontribuar në rritjen e këtyre shifrave. Ndërhyrjet për shëndet mendor duhet të jenë një prioritet, dhe ekspertët rekomandojnë që prindërit të kenë biseda të hapura dhe të sinqerta me fëmijët e tyre për këtë çështje të ndjeshme.
Megjithatë, autorët e studimit dhe ekspertët në fushën e shëndetit mendor dekurajojnë stigmatizimin dhe inkurajojnë kërkimin e ndihmës për nevoja të tilla. Përdorimi i ilaçeve kundër depresionit në raste të nevojshme ka treguar efektivitet në shumë raste dhe mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe të ndjenjës së përgjithshme të mirëqenies për individët të prekur./Gazeta Shneta/


