Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkaqet e infertilitetit, kosovarët dyshohet se kanë cilësinë më të dobët të spermës në rajon

Lajme 14/12/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Fecundation
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologia Aida Kumnova ka alarmuar çiftet për shkaqet që mund t’i pengojnë të bëhen prindër. Ajo ka deklaruar se nuk ka të dhëna të sakta por në bazë të disa statistikave, thotë se te gratë kosovare mbi moshën 35-vjeçare është mjaft e shpeshtë mungesa e rezervave ovariale, ndërsa burrat e Kosovës kanë cilësinë më të dobët të spermës në rajon

“Rezervat ovariale kanë filluar të bien shumë herët. Pacientet mbi moshën 35 vjeçare deri 40, para 10 vitesh nuk ka qenë kjo problematikë dhe tani duhet të jepet terapi shumë e madhe për t’u arritur shtatzënia”.

“Në Kongresin botëror të infertilitetit që ishim sivjet në Vjenë, tema kryesore ka qenë ushqyeshmëria. Kjo është një prej faktorëve kryesor që mundet me shkaktu infertilitet. Psh. mungesa e vitaminës D mund të rrit shanset për abort sepse formohen vezët që nuk janë kualitative për shkak të mungesës së kësaj vitamine, dmth përveç acidit folik”, ka deklaruar mjekja Kumnova, shkruan Gazeta Shneta.

Mirëpo një patologji që për doktoreshën është alarmante, është infertiliteti mashkullor. Ky problem në Kosovë dyshohet se është me numrin më të madh në Ballkan. Kjo për faktin se burrat kosovarë e kanë spermën më pak kualitative.

“Në bazë të disa të dhënave fertiliteti mashkullor është më i madhi në Ballkan. Kjo do të thotë që meshkujt e Kosovës kanë spermën më jokualitative në këto vende. Disa institucione e krahasojnë spermogramin e burrave në Kosovë me burrat në Irak. Por e dimë që në Irak ka pasur më shumë luftime dhe më shumë uranium. Është e vërtetë që ende mund të kemi intoksinim me uranium nga lufta, mirëpo shoqata e gjinekologëve dhe Oda e Mjekëve duhet ta sensibilizoj më shumë këtë çështje sepse është alaramuese. Poashtu më tepër se 45 për qind të rasteve me probleme të infertilitetit, problemi është te burrat. Krahasuar me vendet evropiane është shumë numër më i madh”, ka thënë doktoresha Aida Kumnova. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakKritika të mëdha për klinikën që udhëhiqet nga ish-kandidati i PDK-së
Artikulli i rradhës Sa është rroga dhe koeficienti i Avokatit të Popullit në Ligjin për Paga

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.