Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Shkarkohet drejtori i administratës në Spitalin e Pejës, Kelmendi thotë se nuk pranoi të shantazhohej

Lajme 21/11/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Selman Kelmendi është shkarkuar nga pozita e ud. drejtorit të administratës në Spitalin e Pejës me vendim të menaxhmentit. Kelmendi ka thënë se shkarkimi i tij ka ardhur pasi nuk ka pranuar të shantazhohet dhe se menaxhmenti sipas tij po dëshiron të “kap çdo gjë në dorë”.

Selman Kelmendi është shkarkuar nga pozita e ud. drejtorit të administratës në Spitalin e përgjithshëm të Pejës. Vendimin për shkarkimin e tij e ka konfirmuar menaxhmenti i spitalit në një përgjigje për Gazetën Shneta.

“Poashtu ju njoftojmë se sa i përket shkarkimeve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, i vetmi shkarkim ka ndodhur më datë 14.11.2023 është shkarkuar nga detyra ushtruesi i detyrës së Drejtorit të Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta Selmon Kelmendi për shkak të dështimit të kryerjes së detyrave dhe planeve të punës”, thuhet në përgjigjen e këtij spitali.

Por Kelmendi ka mohuar të ketë dështuar në përmbushjen e detyrave, duke thënë të kundërtën se ai është shantazhuar nga menaxhmenti i cili sipas tij po dëshiron të kap çdo gjë në këtë spital.

“Vendimi per shkarkimi time ishe nje vendim qe e kam prite dhe i deshiruar per mu ndoshta ka ardhe me vones po ma mire vone se kurre. Me nje menagjment te tille ku une akuzohem shantazhohem dhe kercenohem pa asnje fakt te vetem veq me qellimin e denigrimit tim profesional moral dhe njerzor dhe me qellime qe te kap çdo gje ne dore”, ka deklaruar Kelmendi.

Kelmendi i cili ka qenë edhe kandidat për asamblenë komunale në Pejë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, thotë se këtë pozitë e kishte pranuar pasi kishte përgatitje shkollore dhe përvojë menaxheriale.

“Ajo qe une e kontestoj kete vendim eshtë qe une gjoja nuk kam bashkupunuar me menagjmentin dhe kam demtuar interesin e spitalit. Per kete ka fakte te brendeshme dhe te jashtem qe mund ta faktojn te kundërtën”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai ka përmendur disa bashkëpunime që i ka pasur me zyrën për donacione në SHSKUK, konsultimet me zyrtarët e personelit dhe prokurimit kur kishin mungesë të stafit, konsultime ZKF-në e SHSKUK-së Enver Gashin, zyrën ligjore të SHSKUK-së, raportimet në Bord dhe bashkëpunimet me organet tjera të spitalit.

“Te gjitha keto qe i them jane te verifikueshem po qellimi eshte tendencioze dashakeq dhe i nje niveli jo profesional. Une nuk do jem ne sherbim ne individit po ne sherbime te ligjit dhe institucione ku punoj tash e 24 vite”, ka thënë Kelmendi. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakSi të kontrolloni nivelet e sheqerit në gjak në punë?
Artikulli i rradhës A mund të ndikojnë muajt e ashpër të dimrit në qumështin e gjirit?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.